RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kryen sulm me raketa në Libanin jugor

izraeli-kryen-sulm-me-raketa-ne-libanin-jugor

Ushtria izraelite goditi me raketa rajonin kufitar të Libanit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, forcat izraelite kanë goditur me raketa zonën rreth vendbanimit Ayta al-Shaab, që ndodhet në rajonin kufitar në jug të Libanit.

Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me humbje jetësh apo dëme materiale nga sulmi.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori janë vrarë 86 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.

Përplasjet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë ulur kryesisht pas “pauzës humanitare” të arritur nga Izraeli dhe Hamasi më 24 nëntor.

Related posts

Gërmime në Prishtinë për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës

Muhamet Ramadani

KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava janë nën nivelin maksimal

Hevzi

Pas 8 ditësh shkëputjeje për të fshehur përmasat reale të represionit, rivendoset në Iran aksesi minimal në internet

admin