RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

India afër shpëtimit të 41 punëtorëve të bllokuar në tunelin e shembur prej 2 javësh

india-afer-shpetimit-te-41-punetoreve-te-bllokuar-ne-tunelin-e-shembur-prej-2-javesh

Ekipet në rajonin e Himalajeve në Indi kanë përfunduar vendosjen e tubave të shpëtimit në një tunel të shembur ku 41 punëtorë janë bllokuar për më shumë se dy javë, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.

“Ka përfunduar puna për vendosjen e tubave në tunel për nxjerrjen e punëtorëve. Së shpejti të gjithë vëllezërit e punës do të nxirren jashtë”, konfirmoi në rrjetin social “X” Pushkar Singh Dhami, zyrtari më i lartë i zgjedhur në shtetin Uttarakhand.

Më herët në mëngjes, zyrtarët thanë se po prisnin “përparim” në përpjekjet për të shpëtuar punëtorët, të cilët janë bllokuar në tunel që nga 12 nëntori.

“Pothuajse janë bërë 52 metra. Pritet që të ketë një përparim rreth 57 metra”, u tha Dhami gazetarëve në vendin e incidentit sot.

Një operacion masiv shpëtimi filloi në rrethin Uttarkashi të shtetit më 12 nëntor, kur tuneli Silkyara në ndërtim e sipër u shemb, duke shkëputur 41 punëtorët nga pjesa tjetër e tunelit, të cilët u mbajtën gjallë vetëm përmes furnizimeve të dërguara përmes një tubi.

Shpëtimi është penguar nga defekte të shumta, duke vonuar shpëtimin e punëtorëve. Më parë, sipas zyrtarëve të shpëtimit, duheshin pastruar rreth 60 metra për të kaluar përmes një tubi, për të arritur te punëtorët e bllokuar.

Autoritetet sollën njerëz të quajtur “minatorë minj”, të cilët filluan të gërmonin nëpër shkëmbinj dhe zhavorr me dorë të hënën në mbrëmje.

Minatorët e tillë gërmojnë me dorë kryesisht në kalime të ngushta dhe punojnë kryesisht në miniera.

Qeveria indiane ka thënë se afatet kohore të shpëtimit të ofruara “janë subjekt ndryshimi për shkak të defekteve teknike, terrenit sfidues të Himalajeve dhe emergjencave të paparashikuara”.

Related posts

Schmidt: Nuk kemi ndonjë rrezik akut për Bosnjën nga ndikimi rus

admin

Brenda burgut në El Salvador, 40 mijë gangsterë të bandave izolohen nga bota

admin

Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit

admin