RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacioni rus nuk u lejua të fluturojë mbi hapësirën e Bullgarisë drejt Shkupit, reagon Moska

delegacioni-rus-nuk-u-lejua-te-fluturoje-mbi-hapesiren-e-bullgarise-drejt-shkupit,-reagon-moska

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka quajtur absurd vendimin e Bullgarisë për të mos lejuar të kalonte mbi hapësirën e saj avionin ku gjendej delegacioni rus që po udhëtonte drejt Shkupit për takimin e radhës ministror të OSBE-së, pasi në të gjendej zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Mariya Zakharova, raporton Anadolu.

“Pozicioni i autoriteteve bullgare nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë, ai nuk përshtatet në asnjë kornizë, është absolutisht absurd dhe madje edhe marrëzi. Administrata bullgare duhet të veprojë në mënyrë të arsyeshme në vendimet që merr”, tha Peskov para gazetarëve në Moskë.

Ndërkaq, në një deklaratë për këtë rast, zëdhënësja Zakharova e përshkroi vendimin si “marrëzi të rrezikshme”.

Ndryshe, siç njoftohet, avioni me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe delegacionin e tij që po udhëtonin për takimin e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, është dashur të fluturonte mbi Greqi në vend të Bullgarisë me arsyetimin se në bord ndodhej Zakharova.

Zakharova njoftoi gjithashtu se Bullgaria i ka dhënë një notë palës ruse duke thënë se ajo nuk lejohej të fluturonte në hapësirën ajrore të vendit.

Related posts

“Takim produktiv” mes emisarëve në largim

admin

Ministri i Jashtëm i BE-së Borrell, Jordania ankohen për ‘ka’tastrofën’ në Ga’za, ‘përkeqësimin’ në Br’egun Perëndimor

admin

Pas skandalit për editimin e tyre, Princi i Britanisë dhe Kate Middleton postojnë foton e parë të të birit për ditëlindjen e tij të gjashtë

admin