RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanada: Ofensiva e Izraelit në Rafah është “e papranueshme” sepse palestinezët “nuk kanë ku të shkojnë”

kanada:-ofensiva-e-izraelit-ne-rafah-eshte-“e-papranueshme”-sepse-palestinezet-“nuk-kane-ku-te-shkojne”

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka deklaruar se ofensiva izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës ëhstë “e papranueshme sepse palestinezët nuk kanë ku të shkojnë”, transmeton Anadolu.

“Ne besojmë në të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Ne gjithashtu kemi një politikë të jashtme mbi sigurinë njerëzore dhe mbrojtja e civilëve ka qenë në thelb të gjithçkaje që kemi bërë”, tha Joly gjatë një paneli diskutimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Duke diskutuar situatën palestineze dhe izraelite me homologët e saj spanjoll dhe jordanezë, si dhe me një ish-ministër të jashtëm izraelit, Joly theksoi vizionin e Kanadasë për një paqe të qëndrueshme.

Fillimisht, tha ajo, “kemi nevojë për një qeveri izraelite që është e gatshme të flasë për një zgjidhje me dy shtete”.

Në të njëjtën kohë, shtoi ajo, vendet arabe duhet të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, që do të përfshinte një marrëveshje të sigurisë midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Ne mund të kemi një konferencë shumë të ndryshme të sigurisë në Mynih vitin e ardhshëm. Por koha është thelbësore, kemi vetëm disa muaj. Netanyahu thjesht mund të vazhdojë luftën e tij”, tha Joly.

Rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur më parë nga ofensiva e Izraelit në Gaza, tani janë strehuar në Rafah duke kërkuar strehim nga armiqësitë që kanë shkatërruar një pjesë të gjerë të territorit palestinez.

Planet e raportuara për një ofensivë në qytet kanë ngritur alarmin ndërkombëtar, me shumë vende që kërkojnë përmbajtje ose anulim të operacionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante

Related posts

Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar 2 javë më parë në Lipjan

admin

Snajperët izraelitë vrasin një grua që punonte në Spitalin Al-Awda në veri të Rripit të Gazës

admin6

Kuvendi i Malit të Zi debaton për rrëzimin e qeverisë

admin