RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusi, ndalohen aktivitetet e lëvizjes LGBT

rusi,-ndalohen-aktivitetet-e-levizjes-lgbt

Gjykata në Rusi vendosi që lëvizja LGBT duhet të konsiderohet “ekstremiste” dhe aktivitetet e saj duhet të ndalohen, transmeton Anadolu.

Gjykata e Lartë Ruse u mblodh në lidhje me aktivitetet e lëvizjes LGBT në vend me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në mbledhjen, e cila ishte e mbyllur për publikun, u vendos që lëvizja LGBT të cilësohet si ekstremiste dhe të ndaloheshin aktivitetet e saj.

Në deklaratën e Ministrisë ruse të Drejtësisë më 17 nëntor, thuhet se në aktivitetet e lëvizjes LGBT u zbuluan elemente të ndarjes shoqërore dhe fetare dhe se kjo ishte në kundërshtim me ligjin federal.

Në deklaratë theksohej se është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë Ruse për ta konsideruar lëvizjen LGBT si “ekstremiste” dhe për të ndaluar aktivitetet e saj në vend.

Me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin vitin e kaluar, marrëdhëniet homoseksuale në vend u përfshinë në sferën e “ideve dhe vlerave shkatërruese për shoqërinë ruse”.

Related posts

Ekzekutohet ish-deputetja ukrainase në rrugë, u qëllua me plumb në kokë

admin

Rusia arreston 3 të dyshuar të tjerë për përfshirje në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

RTI

Kurti kërkon që Serbia “të dënohet” për mosnënshkrimin e marrëveshjes

rezart morina