RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në mbi 15.200 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-mbi-15.200-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor është rritur në 15.207, njoftoi të shtunën Zyra për media e Qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Në njoftim thuhet se 70 për qind e viktimave janë fëmijë dhe gra dhe se 40.652 persona janë plagosur.

“Okupimi vazhdon të zgjerojë bombardimet e tij ndaj civilëve pas përfundimit të pauzës humanitare”, theksohet në deklaratë.

Që nga fillimi i konfliktit, 280 punonjës mjekësorë janë vrarë në sulmet izraelite, ndërsa 31 prej tyre, përfshirë drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiy, janë ndaluar për “marrje në pyetje fashiste nën torturë, abuzim dhe uri”.

Rreth 130 qendra shëndetësore ishin objektiv i sulmit ndërsa 20 spitale dhe 46 qendra mjekësore janë jashtë funksionit.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e rënda në të gjithë Rripin e Gazës të premten herët pas përfundimit të pauzës humanitare dhe të paktën 193 palestinezë u vranë dhe 652 u plagosën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Related posts

Përmbytje rekord në Rusi, mijëra njerëz të detyruar të ikin nga shtëpitë pas shkrirjes së borës

admin

Begaj betohet si president i Shqipërisë

admin

SHBA, rastet e antisemitizmit arritën në nivelin më të lartë në vitin 2022

admin