Në vitin 2021, Profesor Sufian Tayeh u klasifikua si një nga dy përqind e studiuesve më të mirë në botë, sipas Quds News Network.
Profesori Sufian Tayeh, së bashku me të gjithë familjen e tij, u vra në sulmet e ripërtërira izraelite në Rrip të shtunën, tha Ministria e Arsimit të Lartë Palestinez.
Profesor Tayeh ishte një shkencëtar i shquar palestinez dhe president i Universitetit Islamik të Gazës, institucioni kryesor akademik i Rripit.
Shkencëtari palestinez nuk është edukatori apo akademiku i parë që vritet në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Megjithatë, vrasja e tij ka shkaktuar tronditje në të gjithë komunitetin akademik në të gjithë rajonin.
Shkencëtari i arrirë dhe familjar i dashur ishte një studiues kryesor në fizikë dhe matematikë të aplikuar, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Në vitin 2021, ai u klasifikua si një nga dy përqind e studiuesve më të mirë në botë, sipas Quds News Network.
Në të vërtetë, kërkimi i Tayeh është njohur ndërkombëtarisht, përfshirë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
Sipas Human Rights Watch, më shumë se 183 mësues palestinezë janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori.
Rreth 300 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite nëpër zona të ndryshme të Gazës që nga mëngjesi i së premtes, pasi Izraeli rifilloi agresionin e tij pas një armëpushimi shtatëditor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.
Një armëpushim katër-ditor, i cili filloi të premten, më 24 nëntor, u zgjat dy herë dhe u prish të premten, më 1 dhjetor, në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.
Që nga 7 tetori, mbi 15,207 palestinezë, duke përfshirë mbi 6,200 fëmijë dhe më shumë se 4,000 gra u vranë, me 40,652 të tjerë të plagosur, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza. Mijëra tjerë ende rezultojnë të zhdukur. /mesazhi