RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përurimi i parkut industrial, Kurti: Më shumë mundësi për të rinjtë në vend se t’i kërkojnë ato jashtë

perurimi-i-parkut-industrial,-kurti:-me-shume-mundesi-per-te-rinjte-ne-vend-se-t’i-kerkojne-ato-jashte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në inaugurimin e Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë tha se ky parku do të jep një kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal.

Kurti në fjalimin e tij tha se investimi kapital prej 1.7milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në hapësirë prej 15.5 hektarë në komunën e Vitisë, do të mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrushme të bizneseve nga diaspora dhe investime të huaja.

“Do të nxisë veprimtari prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe transformimit progresist të vendit tonë. Si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve”, tha ai.

Derisa sipas kryeministrit, me hapjen e këtij parku të rinjtë do të kenë më shumë mundësi të reja për punësim në vend, se sa t’i kërkojnë ato jashtë vendit.

“Të rinjtë tanë do të kenë më shumë mundësi të reja në vend më përpara, e në vend se t’i kërkojnë ato jashtë vendit. E këtë hapësirë që po e inaugurojmë sot do ta gëzojnë së shpejti përmes thirrjeve publike rreth 30 biznese. Në tre vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin parqeve të reja industriale, përmes tyre po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësinë, parakushte këto për punësim, zhvillim e transformim”, tha Kurti.

Tutje i pari i Qeverisë tha se “me qeverisjen tonë të deritanishme qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet gjatë periudhës janar – tetor 2023, pra sivjet. Ai ka arritur vlerën prej 15.83 miliardë euro apo gati 7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Related posts

Dëmet nga përmbytjet në Slloveni arrijnë në 4.7 miliardë euro

rezart morina

Izraeli: Gjatë operacioneve në Gaza, sulmuam edhe një vend tjetër përveç Palestinës

admin

Reuten: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

admin