RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite kryen sulm artilerik ndaj Sirisë

ushtria-izraelite-kryen-sulm-artilerik-ndaj-sirise

Ushtria izraelite ka dhënë kundërpërgjigje me goditje artilerike ndaj sulmit me raketa të kryer nga Siria, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në orët e para të mëngjesit nga territori i Sirisë u lëshua një raketë në drejtim të Izraelit.

Bëhet e ditur se ndaj sulmit u dha kundërpërgjigje duke vënë në shënjestër me goditje artilerike pikën nga ku u lëshua raketa.

Më tej thuhet se gjatë natës një raketë anti-tank u lëshua nga territori libanez drejt Izraelit dhe se raketa ka rënë në një zonë të hapur.

“Nga sulmi nuk ka të plagosur dhe se në kundërpërgjigje të kësaj u shënjestruan me goditje artilerike disa objektiva në territorin e Libanit”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO – VIDEO

admin

Trajkoviq: Vuçiq i tërhoqi serbët nga institucionet e Kosovës për interesa të mafias

admin

Ethet e derrave pushtojnë Serbinë, shpallet gjendja e emergjencës, 28 mijë të therur

Irfan Jahiu