RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite thotë se kanë gjuajtur më shumë se 100 mijë predha artilerie në Gaza

ushtria-izraelite-thote-se-kane-gjuajtur-me-shume-se-100-mije-predha-artilerie-ne-gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka gjuajtur më shumë se 100 mijë predha artilerie që nga dita kur nisi operacionin tokësor kundër Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se mbi 100 mijë predha artilerie janë hedhur në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor kundër Rripit të Gazës në fund të tetorit.

Në deklaratë thuhet se njësitë e artilerisë izraelite “luajtën një rol të rëndësishëm” në përleshjet që nga dita e parë e sulmeve në Rripin e Gazës dhe “eliminuan kërcënimet ndaj trupave tokësore dhe u mundësuan trupave të përparonin”.

Ushtria izraelite shpërndau gjithashtu imazhe të njësive të artilerisë që gjuanin topa të shumtë.

Related posts

U plagosën në atentatin ndaj Donald Trump, dy personat në gjendje kritike për jetën! Shërbimi Sekret mohon se kanë refuzuar kërkesat për siguri shtesë

admin

Zelensky: Orban nuk mund të jetë ndërmjetësues mes Ukrainës e Rusisë! Atë detyrë mund ta ndërmarrë vetëm…

admin

Uashingtoni paralajmëron armiqtë: Politika amerikane s’është një shenjë dobësie!

admin