RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite: Vriten edhe 2 ushtarë të tjerë izraelitë në luftimet në Gaza

ushtria-izraelite:-vriten-edhe-2-ushtare-te-tjere-izraelite-ne-luftimet-ne-gaza

Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet me luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Një tjetër ushtar u plagos rëndë dhe u shtrua në spital për ndihmë mjekësore, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, të paktën 81 ushtarë janë vrarë që nga shtrirja e ofensivës tokësore izraelite në Rripin e Gazës më 27 tetor.

Ushtria izraelite, në një reagim të mëhershëm tha se 406 ushtarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza më 7 tetor.

Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i izraelitëve të vrarë është 1.200.

Related posts

Publikohet fotografia e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, i cili u arrestua sot në veri të Mitrovicës

rezart morina

KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën

admin

Erdoğan: Zgjidhja federale “nuk është e mundur” për Qipron

admin