RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencia e OKB-së: Gaza është bërë “një nga vendet më të rrezikshme në botë”

agjencia-e-okb-se:-gaza-eshte-bere-“nje-nga-vendet-me-te-rrezikshme-ne-bote”

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka deklaruar se Rripi i Gazës është bërë “një nga vendet më të rrezikshme” në botë, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite në enklavën e rrethuar palestineze, transmeton Anadolu.

“I gjithë Rripi i Gazës është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë”, shkroi UNRWA në platformën sociale X.

UNRWA gjithashtu tha se “nuk ka ku të shkohet si strehë” në Gaza, duke shtuar se strehimoret e saj janë “mbushur” me palestinezë të zhvendosur.

Të hënën, UNRWA tha se mbi 85 për qind e popullsisë së Gazës aktualisht janë të zhvendosur, pothuajse 1,9 milion nga 2,3 milionë banorë gjithsej, si dhe 1,2 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit janë strehuar në 156 instalimet e saj.

Të premten e kaluar, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në territorin palestinez pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 16.248 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 43.616 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Related posts

BE-ja çon Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj

admin

Sulmi në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave, mes tyre dhe…

admin

Gjermania: Pauza humanitare në Gaza është jetike

admin