RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bregu Perëndimor nën shtypje derisa Gaza po pëson nga bombardimet izraelite për 2 muaj

bregu-perendimor-nen-shtypje-derisa-gaza-po-peson-nga-bombardimet-izraelite-per-2-muaj

Përveç goditjes së pamëshirshme ndaj Rripit të Gazës së rrethuar me bombardime që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka intensifikuar fushatën e saj ushtarake kundër Bregut Perëndimor të pushtuar, duke vrarë dhe arrestuar qindra palestinezë.

Sipas gazetarëve të Anadolu-t, ushtria izraelite e ktheu të gjithë Bregun Perëndimor në një “fushë beteje” përmes inkursioneve të saj të përditshme, duke ngritur post-blloqe ushtarake për të ndërprerë lidhjen midis zonave palestineze dhe duke penguar lëvizjen e tyre.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite gjithashtu mbështeti kolonët izraelitë në dhunën e tyre kundër fermerëve palestinezë dhe në shumë raste kolonët sulmuan dhe hapën zjarr duke vrarë dhe plagosur disa palestinezë.

Derisa lufta izraelite në Gaza mbush dy muaj, numri i palestinezëve të vrarë dhe të plagosur në Bregun Perëndimor vazhdon të rritet çdo ditë.

Së fundmi, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit është rritur në 469.

Sulmet e kolonëve hebrenj

Që nga 7 tetori, sipas Komisionit të Kolonizimit dhe Rezistencës së Murit, kolonët hebrenj kryen rreth 610 sulme në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar.

Dhuna nga kolonët përfshin hapjen e zjarrit të drejtpërdrejtë ndaj palestinezëve, sulmin ndaj pronave dhe tokave të tyre bujqësore, hedhjen e gurëve drejt automjeteve të palestinezëve, si dhe djegien e makinave dhe shtëpive palestineze.

Vlerësimet zyrtare palestineze thonë se dhuna e kolonëve ka detyruar të paktën 143 familje palestineze, që përbëhen nga 1.014 individë, të largohen nga shtëpitë e tyre të vendosura në zonat e kontrolluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.

Burgosjet

Derisa ushtria izraelite po kryen bastisje nëpër Bregun Perëndimor, mbi 3.580 palestinezë janë arrestuar që nga 7 tetori.

Sipas vlerësimeve zyrtare palestineze, autoritetet izraelite mbajnë gjithsej 7.800 palestinezë në burg, përfshirë 33 gra, 166 fëmijë dhe 2.873 të tjerë të mbajtur nën politikën e paraburgimit administrativ pa asnjë akuzë apo gjykim.

Që nga 7 tetori, sipas grupeve palestineze, të paktën gjashtë të burgosur palestinezë janë vrarë në burgjet izraelite si pasojë e torturave.

Bllokada

Pas 7 tetorit, ushtria izraelite bllokoi Bregun Perëndimor duke ngritur post-blloqe ushtarake dhe duke pamundësuar qasjen në disa zona.

Gazetarët e Anadolu-t raportojnë se palestinezët janë të detyruar të përdorin rrugë alternative rurale dhe të pa asfaltuara për të arritur në destinacionet e tyre.

Në këtë situatë, një palestinez që udhëtonte nga qyteti Nablus drejt qytetit Ramallah në më pak se 40 minuta para 7 tetorit, tani i duhen rreth dy orë për një udhëtim të tillë.

Sulmi në Gaza

Të premten e kaluar, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës së rrethuar pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 16.248 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 43.616 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Related posts

Sinani: Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit

admin

Bastisjet në shtëpinë e Sylejman Selimit, Specialja jep detaje: Po ndihmohemi nga EULEX e policia

admin6

Vajza sulmohet fizikisht nga ish-i dashuri, çfarë ndodhi në Pejë

admin