RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Viti

aksident-me-fatalitet-ne-viti

Një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gërmovë të Vitisë, raporton teve1.info

Sipas raportit policor, e ndjera kishte humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte duke u përplasur me një autobus në kahun tjetër të rrugës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

“Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Incidenti në Aeroport me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, MPB e Maqedonisë së Veriut jep versionin e saj

admin

Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia

admin

Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irfan Jahiu