RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia bastis një shtëpi në veri, gjen këmishë e pantallona ushtarak, pranga dhe shok bombë

policia-bastis-nje-shtepi-ne-veri,-gjen-kemishe-e-pantallona-ushtarak,-pranga-dhe-shok-bombe

Policia e Kosovës në veri të vendit kanë gjetur dhe konfiskuar armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur këmisha policore, pantallona ushtarak, pranga të plastikës dhe shok bombë.

Bëhet e ditur se lidhur me këtë rast, nuk është raportuar për persona të dyshuar, derisa rasti është duke u hetuar.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Related posts

Ministri i Mbrojtjes, Gallant: Izraeli nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Muhamet Ramadani

Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë pasi avionët ushtarakë rusë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore

RTI

Deklaratë e Bashkimit Evropian për takimin e 14 shtatorit dhe dialogun Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani