RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Viti

aksident-me-fatalitet-ne-viti

Një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gërmovë të Vitisë, raporton teve1.info

Sipas raportit policor, e ndjera kishte humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte duke u përplasur me një autobus në kahun tjetër të rrugës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

“Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në komunikatë.

Related posts

U qëllua për vdekje brenda lokalit në Ekuador, modelja 23-vjeçare e dashura sekrete e bosit të mafies që urdhëroi vrasjen e Ergys Dashit! ‘El Patronit’ iu pre koka në burg

admin

Ministria e Tregtisë e vendos çmimin e ri për derivate, disa naftëtarë nuk po e përfillin vendimin

admin

Një grua 50-vjeçare u qëllua për vdekje me thikë në një zonë të “lëvizshme” të Londrës

Kushtrim Guraj