RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Ka ndryshim mes qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe situatës në terren

blinken:-ka-ndryshim-mes-qellimit-te-izraelit-per-te-mbrojtur-civilet-dhe-situates-ne-terren

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken deklaroi se “Ka ndryshim mes qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe situatës në terren”, transmeton Anadolu.

Pas një takimi me sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron në Washington, sekretari Blinken mbajti konferencë të përbashkët për media.

Ai tha se ka kaluar pothuajse një javë nga “fushata” që Izraeli zhvillon në jug të Gazës. Blinken nënvizoi se Izraeli duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes së civilëve dhe rritjes së ndihmës humanitare.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë mbi zonat e sigurta dhe përmirësimin e komunikimit dhe se njerëzit duhet të dinë se ku mund të shkohet në mënyrë të sigurt.

“Mes Izraelit dhe SHBA-së vazhdon dialogu i nivelit të lartë. Ka ndryshim mes qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe situatës në terren”, theksoi Blinken.

Related posts

Erdogan: Turqia dëshiron paqe, stabilitet dhe armëpushim në Sudan dhe mbështet integritetin e tij territorial

Muhamet Ramadani

Incident i rëndë! “Ishin ulur në kafe”, denoncimi: Si u sulmuan kreu i Vetëvendosjes në Skënderaj dhe zv.ministri i Financave

admin

E qëlluar me ‘gjakftohtësi’: Vrasja e gjyshes palestineze ndezi zemërim

admin