RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten

erdogan:-te-gjitha-vlerat-qe-kane-te-bejne-me-njerezimin-po-vriten

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përdori një fjalim mbi të drejtat e njeriut për të akuzuar Perëndimin për “barbarizëm” për qëndrimin e tij ndaj luftës Izrael-Hamas.

“Izraeli ka kryer mizori dhe masakra që do të turpërojnë mbarë njerëzimin”, tha Erdogan në një sallë të mbushur plot në Stamboll një ditë përpara 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten në Gaza. Përballë një brutaliteti të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut nuk po ndërmarrin asnjë hap konkret për të parandaluar shkelje të tilla”, tha kreu turk.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Izraelit me paratë dhe pajisjet e tij ushtarake. Hej, Amerikë! Sa do të paguani për këtë?” /mesazhi

Related posts

Macron bën thirrje për përfaqësim më të fortë të Afrikës në KS-OKB dhe institucionet globale

Kushtrim Guraj

Kongresi amerikan heq përfundimisht sanksionet ndaj Sirisë

admin

Osmani pas kthimit nga SHBA: Pjesa më e rëndësishme takimi me sekretarin Blinken

admin