RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

100 euro për fëmijë, Qeveria pritet ta votojë sot vendimin

100-euro-per-femije,-qeveria-pritet-ta-votoje-sot-vendimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në mbledhjen e Qeverisë se po përmbushin edhe një premtim që e kanë dhënë.

“Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë nevojë… Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj ju kujtohet premtimi se çdo vit secili fëmijët do të përfitojnë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve.

Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro…

Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar me zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje…Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë”, tha Kurti.

Ky vendim pritet të votohet sot në mbledhjen e Qeverisë.

Related posts

Fidan mbërriti në Shqipëri, vizitoi xhaminë e Namazgjasë

rezart morina

Truss: BM po punon me Evropën për disa çështje, por nuk afrohet më shumë se kaq

admin

Kurti thotë se ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës

RTI