RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Tërmetet e së hënës, 3 herë më të fuqishme dhe shkatërruese se tërmeti i vitit 1999 në Turqi

erdogan:-termetet-e-se-henes,-3-here-me-te-fuqishme-dhe-shkaterruese-se-termeti-i-vitit-1999-ne-turqi

Tërmetet e së hënës që goditën Turqinë jugore ishin tri herë më të mëdha dhe shkatërruese sesa tërmeti i vitit 1999 në rajonin e Detit Marmara, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

“Ishin tri herë më të mëdha dhe tri herë më shkatërruese se tërmeti i vitit 1999, që ishte fatkeqësia më e madhe në kujtesën e vendit tonë”, tha Erdoğan në vizitën e tij në Diyarbakır, një nga rajonet e goditura nga tërmetet.

Të paktën 21.043 njerëz kanë humbur jetën dhe 80.097 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta, njoftoi presidenti Erdoğan.

“Ne po bëjmë planet për të rindërtuar qindra mijëra shtëpi … dhe për të rindërtuar nga fillimi qytetet tona të shkatërruara nga tërmeti”, theksoi presidenti turk.

Erdoğan shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha vendet “miqësore” për solidaritetin me kombin turk duke dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve masive.

Related posts

Komploti për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve 2020, a ka Donald Trump imunitet presidencial?

admin

Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT, dhjetëra të arrestuar në Selanik, mes tyre 13 shqiptarë

admin

Palestinë: Ngjarje të rëndësishme që po zhvillohen gjatë orëve të fundit

admin