RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë: Gazës i mbaruan vaksinat për fëmijët palestinezë

ministria-e-shendetesise:-gazes-i-mbaruan-vaksinat-per-femijet-palestineze

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Rripit të Gazës i kanë mbaruar vaksinat për fëmijët palestinezë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

“Vaksinat e fëmijëve mbaruan plotësisht në Rripin e Gazës”, tha Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Ministria tha se mungesa e vaksinave do të ketë pasoja katastrofike shëndetësore për fëmijët dhe do të shkaktojë përhapjen e sëmundjeve, veçanërisht në mesin e personave të zhvendosur në strehimoret e mbushura me njerëz në të gjithë enklavën.

Ministria u bëri thirrje agjencive shëndetësore të Kombeve të Bashkuara (OKB) “të ndërhyjnë shpejt për të siguruar vaksinat e nevojshme dhe për të garantuar mbërritjen e tyre në të gjitha zonat e Gazës për të parandaluar katastrofën”.

Rripi i Gazës vazhdon të vuajë nga mungesa e madhe e të gjitha ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore si rezultat i luftës shkatërruese të vazhdueshme të Izraelit në Gaza.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.412 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.100 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.

Related posts

Ç’ndodhi në Qendrën Islame në San Diegos me tre persona të vrarë?

RTI

Izraeli: Mund të krijohet një marrëveshje me Sirinë për të krijuar një zonë neutrale

Muhamet Ramadani

Udhëtarët britanikë përballen me pritje të gjata në kufirin francez, Britania akuzon Francën për kaosin

admin