RTV AHIRETI
Shëndetësi

Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë – mund të jetë shenjë e hershme e kësaj sëmundje

nje-ndryshim-i-pazakonte-ne-sqetull,-qafe-dhe-ije-–-mund-te-jete-shenje-e-hershme-e-kesaj-semundje

Diabeti është një sëmundje e karakterizuar nga një përqendrim i shtuar i sheqerit në gjak dhe nga mungesa e insulinës, një hormon që mundëson përdorimin e sheqerit të futur në trup, i cili mban sheqerin në gjak në një nivel optimal.

Sëmundja e sheqerit njihet gjithashtu një epidemi globale, sepse numri i të sëmurëve në botë po rritet në nivele që ishin të paimagjinueshme vetëm disa dekada më parë.=

Ka disa arsye për këtë fenomen, më e rëndësishmja prej të cilave është ndryshimi i stilit të jetesës i karakterizuar nga një konsum më i lartë i ushqimeve me kalori dhe aktiviteti fizik i reduktuar.

Ka shumë shenja të ndryshme që mund të tregojnë se një person ka diabet, por është një të cilën shumë njerëz nuk e lidhin me këtë sëmundje kronike – paralajmërojnë mjekët.

Gjegjësisht, njollat e errëta nën sqetull, por edhe në pjesën e pasme të qafës apo ijë dhe vende tjera të trupit, mund të nënkuptojnë se ka shumë insulinë në gjak. Kjo është shpesh një shenjë e prediabetit dhe emri mjekësor për këtë gjendje të lëkurës është Acanthosis nigricans – njofton Akademia Amerikane e Dermatologjisë.

Përveç kësaj shenje të pazakontë, e cila shpesh është një nga më të hershmet, shenja të tjera që paralajmërojnë diabetin, përfshijnë shtimin e etjes, urinimin e shpeshtë, lodhjen, shikimin e paqartë, shërimin e ngadaltë të plagëve, uljen e ndjeshmërisë dhe ndjesinë e shpimit në duar dhe këmbë.

Related posts

​Rreziku i shëndetit mendor tek të rinjtë lidhet me fushën e studimit

admin

Publikohet raporti, 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

“Në 40% të rasteve skleroza kapet me vështirësi”, mjeku: Femrat preken më shumë

RTI