RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mesxhid Al-Aksa pothuajse e zbrazët në namazin e xhumasë për shkak të kufizimeve izraelite

mesxhid-al-aksa-pothuajse-e-zbrazet-ne-namazin-e-xhumase-per-shkak-te-kufizimeve-izraelite

Në namazin e dhjetë të xhumasë që nga fillimi i sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor, Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar mbeti përsëri pothuajse bosh për shkak të kufizimeve të forcave izraelite, raporton Anadolu.

Duke vazhduar kufizimet e tyre rreth Mesxhid Al-Aksasë, policia izraelite pengoi palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë në këtë xhami, si në javët e kaluara.

Një zyrtar nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, në një deklaratë për Anadolu tha se Izraeli ka bllokuar Mesxhid Al-Aksanë, ku normalisht 100 deri në 150 mijë njerëz tubohen të premteve. Ai deklaroi se këtë javë, si në nëntë javët e mëparshme që nga 7 tetori, vetëm rreth 7 mijë njerëz kanë mundur të falen për shkak të pengesave të Izraelit.

Zyrtari tha se dhjetëra mijëra palestinezë u penguan të arrinin në Aksa dhe të faleshin për shkak të kufizimeve izraelite.

Palestinezët të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa për namazin e xhumasë e falën namazin e tyre jashtë kompleksit.

Related posts

Raketa ndaj centralit atomik, dëmtohet impianti në Zaporizhia

admin

Zjarret po përhapen në veri të Iz’raelit pas su’lmeve të He’zbollahut

Muhamet Ramadani

Kosovë, 155 çifte janë shkurorëzuar vetëm gjatë janarit 2024

admin