RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i inteligjencës izraelite do të udhëtojë në Katar për të rifilluar negociatat për pengjet

kreu-i-inteligjences-izraelite-do-te-udhetoje-ne-katar-per-te-rifilluar-negociatat-per-pengjet

Kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad ka udhëtuar në Katar për të rifilluar bisedimet me ndërmjetësit mbi negociatat e pengjeve.

Mediat e huaja raportojnë se David Barnea do të udhëtojë për të takuar kryeministrin e Katarit këtë fundjavë, duke cituar dy burime të paidentifikuara.

Raporti nuk është verifikuar, por nëse është i vërtetë, ai do të përfaqësonte takimin e parë mes zyrtarëve të tillë që nga rënia e armëpushimit shtatë ditor në fillim të këtij muaji.

Kjo marrëveshje bëri që mbi 100 pengje izraelite të liroheshin në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë sipas kushteve të një armëpushimi të përgjithshëm.

Kjo vjen pas vdekjes së tre pengjeve në duart e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, të cilët i ngatërruan me luftëtarët e Hamasit. /abcnews

Related posts

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Ç’po ndodh me katolikët shqiptarë në përgjithësi e me ata të Kosovës në veçanti?!

Muhamet Ramadani

SHBA-ja ofron ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vlera 775 milionë dollarë

admin