RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Vrasja “gabimisht” e 3 pengjeve, “tragjedi e papërballueshme”

netanyahu:-vrasja-“gabimisht”-e-3-pengjeve,-“tragjedi-e-paperballueshme”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur “tragjedi të papërballueshme” vrasjen e tre pengjeve izraelitë të cilët ushtria tha se i ka vrarë “gabimisht” gjatë luftimeve në Gaza, transmeton Anadolu.

“Së bashku me gjithë popullin e Izraelit, përkul kokën me pikëllim të thellë dhe mbaj zi për rënien e tre djemve tanë të dashur që u morën peng”, shkroi Netanyahu në “X” të premten.

“I gjithë shteti i Izraelit mban zi këtë mbrëmje”, tha ai, duke shtuar se do të nxirren “mësimet e nevojshme”.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant gjithashtu i përshkroi vrasjet si “të dhimbshme për çdo izraelit”.

“Ne duhet të qëndrojmë rezistentë dhe të vazhdojmë të veprojmë – për pengjet, për qytetarët tanë dhe për ushtarët tanë”, tha ai.

Ndërkohë, familjarët e pengjeve izraelitë në Gaza u mblodhën të premten pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv pas njoftimit për vrasjet.

Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari tha se ushtarët izraelitë vranë “gabimisht” tre pengje gjatë luftimeve në Gaza.

Ai e përshkroi ngjarjen si “tragjike” dhe tha se ushtria “mbart përgjegjësinë”.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.800 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 51.000 janë plagosur në sulmet izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200, ndërsa më shumë se 130 pengje ende mbahen nga grupi palestinez në Gaza, sipas shifrave zyrtare.

Related posts

Çmimi bananes do të shtrenjtohet, si do të ndikojnë rritja e temperaturave

admin

Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë

admin

Parlamenti i Austrisë miraton ndalimin e diskutueshëm të shamisë për vajzat nën 14-vjeç

Muhamet Ramadani