RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan-Varhelyi: BE-ja duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë

fidan-varhelyi:-be-ja-duhet-te-permiresoje-marredheniet-me-turqine

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka realizuar një bisedë telefonike me Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, raporton Anadolu.

Fidan dhe Varhelyi diskutuan rezultatet e takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së të mbajtur më 12 dhjetor dhe rezultatet e Samitit të BE-së të mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor.

Fidan theksoi se nuk ishte në rregull që në Samitin e BE-së që u mbajt javën e kaluar, përkundër pritshmërive, nuk u diskutua Deklarata e Përbashkët për marrëdhëniet Turqi-BE, e përgatitur nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dhe u la për samitin e ardhshëm.

Duke i thënë komisionerit Varhelyit se Bashkimi Evropian duhet të tregojë një qëndrim më të drejtë dhe më të matur ndaj Turqisë, Fidan theksoi se BE-ja duhet të veprojë nga një perspektivë strategjike dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Türkiyen në këto ditë kur sfidat globale po intensifikohen.

Fidan përsëriti qëndrimin se presin nga BE-ja që sa më parë të marrin hapa konkrete për çështjen e azhurnimit të Unionit Doganor, rritjes së bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe lehtësimin e vizave.

Related posts

Policia po interviston dy të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave ku bëhej thirrje për sulm në veri

admin

Kurti në adresimin për fundvit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

Muhamet Ramadani

“Pentagoni ka kryer mbi 5 mijë sulme kibernetike kundër Rusisë që nga fillimi i vitit”

admin