RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Prishtinës dërgon kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese për bllokimin e buxhetit

komuna-e-prishtines-dergon-kerkese-urgjente-ne-gjykaten-kushtetuese-per-bllokimin-e-buxhetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese për bllokimin arbitrar të buxhetit siç tha ai nga Ministria e Financave.

Rama ka thënë se ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve për qytetarët e Prishtnës.

Ai ka thënë se Prishtinës i duhen zgjidhje, jo pengesa.

“Sot kemi dorëzuam kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit arbitrar të buxhetit të Kryeqytetit nga Ministria e Financave. Ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës nga pastërtia, siguria sociale, mirëmbajtja e infrastrukturës, e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit. Kjo është goditje politike ndaj Kryeqytetit dhe ndaj vetë qytetarëve, të cilën nuk mund ta tolerojmë. Prandaj jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur, ligjin, pavarësinë institucionale të komunave, të drejtat e qytetarëve tanë dhe vetë funksionimin e Kryeqytetit. Në një kohë kur Prishtinës i duhen zgjidhje, jo pengesa, presim vendimmarrje të shpejtë e të drejtë që t’i hapë rrugë zbatimit të ligjit dhe rikthimit të stabilitetit financiar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Related posts

VIDEO/E rëndë në Zvicër! Shembet skela nga fasada e ndërtesës 19 katëshe, tre punonjës të vdekur dhe tetë të plagosur! Vijojnë kërkimet nën rrënoja

admin

Sudani dënon sulmin ndaj spitalit gjatë vaksinimit të fëmijëve

Muhamet Ramadani

UNHCR: Mbi 330 mijë persona janë zhvendosur nga luftimet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë

Kushtrim Guraj