RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sinani: Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit

sinani:-mbi-6-mije-shqiptareve-iu-hoq-e-drejta-e-votes-ne-zgjedhjet-e-17-dhjetorit

Këshilltarja politike e kryeministrit Kurti për Luginën, Ardita Sinani, thotë se mbi 6 mijë shqiptarëve u është hequr e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Sinani ka shkruar se kjo është bërë përmes pasivizimit të adresave, transmeton lajmi.net.

“Rrëshqitja e Serbisë drejt autokracisë nën Vuçiç është tashmë e dukshme. Zgjedhjet e 17 dhjetorit vërtetojnë pikërisht këtë. Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës përmes pasivizimit të paligjshëm të adresave. Nëse kjo nuk do të ndodhte, më shumë deputetë shqiptarë mund të ishin ulur në Kuvend”, ka shkruar Sinani.

Sinani tutje ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime.

“Kjo ishte një shtypje e qëllimshme dhe e targetuar që është e motivuar politikisht kundër pakicës shqiptare dhe përbën një sulm ndaj asaj që ka mbetur nga demokracia në Serbi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë, duhet të ndërmarrë veprime”, ka shkruar Sinani.

Related posts

Erdoğan: Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, me Suedinë do të vazhdojnë bisedimet

Muhamet Ramadani

Diplomati i lartë amerikan dhe kryeministri i Katarit takohen mes përpjekjeve për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza

Muhamet Ramadani

Balluku: Shqipëria, Gjermania dhe Franca marrëveshje për fazën e dytë të mbështetjes së sektorit elektroenergjetik

Muhamet Ramadani