RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan: Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, me Suedinë do të vazhdojnë bisedimet

erdogan:-turqia-miraton-aplikimin-e-finlandes-per-anetaresim-ne-nato,-me-suedine-do-te-vazhdojne-bisedimet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto, ka deklaruar se Turqia ka vendosur të fillojë në parlamentin e saj procesin e aderimit të Finlandës në NATO meqenëse vendi po përmbush zotimet e tij nga samiti i Madridit, raporton Anadolu.

“NATO do të luajë rol në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global duke u forcuar me anëtarësimin e Finlandës”, deklaroi presidenti Erdoğan në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij finlandez.

Ndërsa lidhur me aplikimit e Suedisë për anëtarësim në NATO, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë bisedimet me Stokholmin “në bazë të parimeve të NATO-s dhe qasjes së saj në luftën kundër terrorizmit”.

Erdoğan tha se Turqia i dërgoi një listë me 120 terroristë Stokholmit dhe deri më tani asnjë prej tyre nuk është ekstraduar.

“Suedia ka përqafuar terroristët, gjë që nuk ndodhi në rastin me Finlandën”, u shpreh ai.

Presidenti finlandez, nga ana e tij, falënderoi presidentin turk, si dhe theksoi se presidenti Erdoğan është “një nga të paktët, nëse jo i vetmi, që zhvillon bisedime për gjithçka me të gjithë”.

Lidhur me procesin e miratimit të Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, presidenti Niinisto falënderoi në emër të të gjithë popullit finlandez.

“Është një lajm i rëndësishëm për të gjithë”, deklaroi Niinisto.

Related posts

Sot kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq përballë njëri tjetrit në Bruksel

admin

Sllovenia nuk do të marrë pjesë në Eurovision derisa Izraeli është midis vendeve pjesëmarrëse

Muhamet Ramadani

Emiratet, veç bombave iraniane kanë dhe këtë hall…

admin