RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i Policisë në veri të Kosovën

aksion-i-policise-ne-veri-te-kosoven

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pjesën veriore të vendit.

Ky aksion është zhvilluar nga ana e Drejtorisë për Hetim, Krim Ekonomik dhe Korrupcion.

Sipas informacioneve është hasur ne një depo në të cilën ka pasur mallra pa dokumente përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit në depon pronë e të dyshuarës femër kosovare, janë gjetur dhe sekuestruar : 93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Ëinston, Davidov, 71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 cop, 28 pako -Kanaqe Tuborg x 24 copë, 58 pako alkool Vranac x 6 copë, 27 pako Alkool Rubin x 6 copë, 45 pako birra Zajeqar x 24 copë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Related posts

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

RTI

Papa Leoni bën thirrje për qasje vigjilente ndaj inteligjencës artificiale

Muhamet Ramadani

Bie nga ballkoni i objektit, vdes 26-vjeçari në Ferizaj

admin