RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump pretendon se bota do të ishte në depresion pa tarifat e SHBA-së

trump-pretendon-se-bota-do-te-ishte-ne-depresion-pa-tarifat-e-shba-se

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti idenë se humbja e tarifave do të ishte shkatërruese për vendin e tij dhe pretendoi se e gjithë bota do të ishte në depresion nëse tarifat nuk do të ishin, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me Fox News, Trump bëri një deklaratë në lidhje me çështjen e tarifave që po shqyrtohet në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Trump tha se ka “dëgjuar që çështja që që po shqyrtohet në Gjykatën Supreme për tarifat ka shkuar mirë”, duke e quajtur atë “një nga çështjet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së”.

Lidhur me tarifat, Trump bëri vlerësimin “Nëse e humbasim këtë, do të ishte shkatërruese për vendin tonë”.

Duke mbrojtur tarifat, Trump tha se “Për shembull, (Presidenti kinez Xi Jinping) Presidenti Xi na goditi me metalet e rralla. Unë e godita me një tarifë 100 për qind. Ata telefonuan brenda 10 minutash dhe ne bëmë një marrëveshje”.

Trump argumentoi se e gjithë bota do të ishte në depresion nëse tarifat do të mungonin. “Sepse, e dini, kjo nuk ishte një kërcënim për ne, ishte një kërcënim për të gjithë botën. Unë e bëra këtë për botën”, vlerësoi më tej Trump.

Trump argumentoi se pati takime shumë të suksesshme me presidentin e Kinës dhe udhëheqësit e vendeve të tjera dhe se këto takime nuk do të kishin qenë të mundura pa tarifat doganore.

Related posts

Sulmet ruse godasin Zaporizhzhian, Ukraina raporton sulme brenda Rusisë

admin

Njërit prej terroristëve i prenë veshin dhe e detyruan ta hante, tjetrit i bënë goditje me elektroshok në organet gjenitale! Torturat e Rusisë ndaj të arrestuarve për sulmin në Moskë

admin

Zyrtarët amerikanë: Izraeli po përballet me mungesë të interceptorëve të raketave

Hevzi