RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të Gazës qendrore të shkojnë në jug

ushtria-izraelite-u-ben-thirrje-banoreve-te-gazes-qendrore-te-shkojne-ne-jug

Ushtria izraelite ka urdhëruar palestinezët në Ripin e Gazës qendrore që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në jug drejt qytetit Deri al-Balah, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Adraee, në një deklaratë tha se ushtria izraelite “operon me forcë kundër Hamasit dhe organizatave terroriste”.

Ai urdhëroi banorët e kampit të refugjatëve Bureij, si dhe të lagjeve Badr. Al-Buraq, Al-Rawda dhe Al-Sada në zonat në jug të Gazës që të lëvizin menjëherë në strehimoret në Deir al-Balah.

Ai gjithashtu tha se ushtria izraelite do të “lejojë lëvizjen humanitare të civilëve përmes kalimit anësor që ndodhet në perëndim të qytetit Khan Younis”.

Sipas një korrespondenti të Anadolus, ushtria izraelite kontaktoi civilët palestinezë me telefon dhe u kërkoi atyre që të evakuonin shtëpitë e tyre menjëherë drejt qytetit Deir al-Balah.

Nuk ka asnjë strehimore në qytetin Deir al-Balah, i cili çdo ditë i nënshtrohet bombardimeve të rënda nga artileria dhe avionët luftarakë izraelite.

Deir al-Balah vuan nga mbipopullimi i madh për shkak të zhvendosjes së qindra mijëra civilëve që ikin nga lufta.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, sipas autoriteteve shëndetësore të enklavës, duke vrarë të paktën 20.057 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur mbi 53.320 të tjerë.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Related posts

BE arrin një marrëveshje për ndalimin e produkteve që shkaktojnë shpyllëzimin

admin

Netanyahu: Paqja me Arabinë Saudite mund të përshpejtojë përfundimin e konfliktit arabo-izraelit

admin

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

rezart morina