Vendndodhja e tyre e saktë është e klasifikuar, por diku në Izrael ka shumë depo të ruajtura mirë që përmbajnë armë me vlerë miliarda dollarë në pronësi të qeverisë amerikane.
Të mbajtura për gjatë në fshehtësi, depot janë pjesë e një grumbulli të madh që pak dihet për të. Tani përballen me kritika ndërsa presioni rritet mbi administratën Biden për mbështetjen e saj për bombardimit e Gazës nga Izraeli.
Stoku i parë i armëve u formua për të parën herë në vitet 1980 për të furnizuar shpejt forcat amerikane për ndonjë konflikt në të ardhmen në Lindjen e Mesme. Megjithatë, përgjatë kohës, Izraeli është lejuar në situata të caktuara të marrë nga furnizimet e saj.
Izraeli tani duket se po merr municione nga rezervat në sasi të mëdha për përdorim në luftën në Gaza, edhe pse ka pak transparencë për transferimet nga arsenali.
Në intervista me Guardianin, disa ish-zyrtarë të SHBA-së kanë përshkruar se si stoku mundëson transferime të përshpejtuara të armëve për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
“Zyrtarisht janë pajisje të SHBA-së për përdorim të SHBA-së”, ka thënë një ish-zyrtar i Pentagonit, duke shtuar se “nga ana tjetër, në urgjenca, kush thotë se nuk do t’ua japim çelësin e depove atyre?”
Që nga urgjenca nga masakra e Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka lëshuar mijëra bomba në Gaza dhe ka qenë e hapur me kërkesën për sasi të mëdha të municionit amerikan.
Ka shqetësime se bombardimi i Gazës nga Izraeli është bërë pa dallim. Dhe me 20,000 njerëz të vdekur në Gaza, sipas autoriteteve lokale, SHBA-ja po përballet me pyetjen për sasinë dhe kategorinë e bombave që po ia ofron Izraelit dhe asaj që po vihet në dispozicion nga stoku. /koha