RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat izraelite: Katari i ka paraqitur Tel Avivit propozim për shkëmbimin e pengjeve në Gaza

mediat-izraelite:-katari-i-ka-paraqitur-tel-avivit-propozim-per-shkembimin-e-pengjeve-ne-gaza

Mediat izraelite pretendojnë se Katari i ka paraqitur qeverisë së Tel Avivit një propozim me 2 faza lidhur me shkëmbimin e pengjeve në Gaza, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit “Channel 12” thuhet se faza e parë e propozimit të paraqitur nga Katari parashikon lirimin e 40 deri në 50 pengjeve që mbahen nga Hamasi në këmbim të një pauze për një muaj të konfliktit në Gaza.

Ndërsa faza e dytë, detajet e të cilës ende nuk janë qartësuar dhe që pritet të jetë më komplekse, mendohet se do të përfshijë tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza.

Ndërkohë gazeta “Yediot Ahronot” në artikullin e saj të bazuar në një zyrtar të paidentifikuar, ka konfirmuar informacionet që televizioni “Channel 12” ka dhënë lidhur me propozimin e Katarit.

Zyrtari në fjalë, ka pretenduar se Katari i ka përcjellë Izraelit një mesazh se “Hamasi është gati të lirojë 40 deri në 50 pengje izraelite, përfshirë gra, të rritur dhe të sëmurë, në këmbim të një pauze prej 20 deri në 30 ditë të konfliktit dhe lirimin e pengjeve palestineze”.

“Yediot Ahronot” edhe më parë ka shkruar se kreu i Mossad-it, David Barnea ka informuar Kabinetin e Luftës së Izraelit rreth mesazhit të Katarit.

Por, më parë Hamasi shumë herë i kishte vendosur Izraelit kushtin për ndërprerje të plotë të sulmeve në Gaza për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve.

Katari nuk ka dhënë ende deklaratë lidhur me pretendimet në mediat izraelite.

Related posts

Kurti thotë se ka trefishim të numrit të veteranëve: Jam për benefite maksimale, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare

admin

Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

admin

Erdoğan: Eksportet e Turqisë thyejnë rekord çdo muaj, duke iu afruar pragut prej 300 miliardë dollarësh – VIDEO

admin