Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdares.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin nga 120 deri në 150 minuta për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 03 deri në 05 minuta.
Ndërkaq, kolona e automjeteve në dalje të Kosovës në Merdare është 700 metra e gjatë.
Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuara.
Ndërkaq dhe tek Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 60 deri në 70 minuta.