RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan priti në Stamboll sekretarin amerikan Blinken

presidenti-erdogan-priti-ne-stamboll-sekretarin-amerikan-blinken

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti për një takim Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, raporton Anadolu.

Takimi u mbajt në Pallatin Vahdetin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për media.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalın, dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffrey Flake.

Blinken, në kuadër të vizitës së tij në Turqi, gjatë ditës së sotme pati një takim me shefin e diplomacisë turke, Fidan.

Related posts

Turqia me më së shumti fëmijë në Evropë

rezart morina

Shkalla e vdekjes dhe e shkatërrimit në Gaza është “e tmerrshme” thotë kongresmenja amerikane

admin6

Ukraina paralajmëron Perëndimin: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re

admin