RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Të durosh këtë vit do të thotë të durosh gjithë luftën

zelensky:-te-durosh-kete-vit-do-te-thote-te-durosh-gjithe-luften

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nëse vendi i tij do të durojë këtë vit do të thotë se do ta durojë të gjithë luftën.

Ai ka shtuar se prioriteti më i rëndësishëm i Ukrainës mbetet sigurimi i municioneve, dronëve, pajisjeve dhe fuqisë punëtore.

“Të durosh këtë vit do të thotë të durosh gjithë këtë luftë. Është një kohë vendimtare. Falënderoj të gjithë ata që e kuptojnë këtë, që ndihmojnë vendin të bëhet më i fortë dhe që u jep ushtarëve tanë mundësinë për të mposhtur armikun”, ka thënë Zelensky.

Sipas Zelenskyt, luftime të ashpra aktualisht po zhvillohen në pjesën jugore të frontit.

Ai ka deklaruar se autoritetet ukrainase po punojnë me të gjithë partnerët për të siguruar që Ukraina të marrë ndihmën e duhur të sigurisë këtë muaj.

“Ne tashmë kemi një hap tjetër mbrojtës nga Gjermania për Ukrainën, duke përfshirë raketa kundërajrore, artileri 155 mm dhe sende të tjera të nevojshme. Faleminderit! Është një paketë në kohën e duhur”, ka thënë ai. /koha

Related posts

Të gjitha vendimet që mori qeveria në mbledhjen e sotme

Muhamet Ramadani

Rritet në 38.193 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Blair: Shumë gjëra pozitive po ndodhin në Kosovë, janë mësim për tërë botën

admin