RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania kërkon më shumë “pauzë humanitare” në Rripin e Gazës

gjermania-kerkon-me-shume-“pauze-humanitare”-ne-rripin-e-gazes

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kërkoi “pauzë të re humanitare” për dërgimin e ndihmës te palestinezët në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë gjermane DPA, Baerbock u takua me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry dhe deklaroi se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.

“Vuajtjet e kaq shumë palestinezëve të pafajshëm nuk mund të vazhdojë kështu. Ka nevojë për më shumë pauza humanitare për dërgimin e më shumë ndihmave për njerëzit”, theksoi Baerbock.

Ajo potencoi edhe një herë se është pro zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve. Shefja e diplomacisë gjermane njoftoi se do të vizitojë pikën kufitare të Egjiptit, Rafah, që hapet për pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Related posts

Ia ka kushtuar karrierën e tij pavarësisë së Katalonjës! Ish-lideri rikthehet në Spanjë 7 vite pas largimit nga vendi, por përballet me arrestim!

admin

“Zgjedhjet në Rusi nuk ishin të lira dhe demokratike”/ BE reagon pas fitores se Putinit: U bazuan në represion dhe frikë

admin

Aksident tragjik në provincën Hatay të Turqisë, 12 të vdekur dhe 32 të plagosur – VIDEO

admin