Grupi Houthi në Jemen tha se do të vazhdojë veprimet ushtarake kundër Izraelit dhe do të parandalojë anijet e tij të kalojnë nëpër Detin e Kuq, transmeton Anadolu.
“Agresioni amerikan dhe britanik nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet në një deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve Saba, e cila është e lidhur me grupin.
Deklarata u lëshua disa orë pasi kryeqyteti i Jemenit, Sana, iu nënshtrua sulmeve të reja ajrore.
Grupi jemenas ka deklaruar se “agresioni i hapur amerikan dhe britanik, i cili vjen për të mbështetur entitetin sionist, nuk do ta pengojë Jemenin të vazhdojë operacionet e tij ushtarake kundër armikut izraelit dhe të parandalojë anijet e tij dhe anijet e tjera që shkojnë në portet e pushtuara palestineze”.
“Ky agresion, i cili sigurisht nuk do të kalojë pa ndëshkim nga forcat tona të armatosura, vë në dukje ndikimin e rëndësishëm të operacioneve ushtarake të Jemenit kundër armikut izraelit dhe parandalimin e kalimit të anijeve të tij dhe anijeve të kombësive të tjera që transportojnë mallra në të”.
SHBA-ja kreu sërish sulm ajror të shtunën në Sana, një ditë pasi sulme u kryen nga Washingtoni dhe Londra kundër objektivave në zonat e kontrolluara nga Houthis në Jemen.
Pas sulmeve të para, të cilat rezultuan në pesë të vdekur dhe gjashtë të plagosur në mesin e Houthive, grupi u zotua se të gjitha interesat amerikane dhe britanike janë bërë “objektiva legjitime” për forcat e tij në përgjigje të “agresionit të tyre të drejtpërdrejtë dhe të deklaruar” kundër Jemenit.
Houthit kanë shënjestruar me raketa dhe dronë anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli, në solidaritet me Gazën, e cila ka qenë nën sulme izraelite që nga 7 tetori me mbështetjen amerikane.
MOHAMMED ALI AL-HOUTHI A LEADER IN THE YEMEN HOUTHI GROUP HAD AN EXPLOSIVE INTERVIEW .
“Are Biden and Netanyahu neighbours? Are they living in the same apartment? and does the French President live on the same floor? Does the British PM live with them in the same building?” pic.twitter.com/AsWfzWM5o9
— Censored News. (@CensoredNws) January 7, 2024