RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE të shkojë në zgjedhje

von-cramon:-deshiroj-te-shoh-progres-ne-kosove-para-se-be-te-shkoje-ne-zgjedhje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku takuar udhëheqësit e shtetit, liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Von Cramon në një konferencë për media ka folur për vizitën e saj, derisa tha se ka qenë gjithëpërfshirëse, transmeton Telegrafi.

Në fillim të konferencës, raportuesja uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.

Von Cramon ka thënë se gjatë takimeve në Kosovë ka biseduar për shumë çështje.

“Lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar. Kam kërkuar të rritet buxheti ndaj transmetuesit publik. Po ashtu edhe në dialogun mes qeverisë dhe organizatave civile ka shumë ankesa”, deklaroi ajo

Sai i përket dialogut me Serbinë, Von Cramon tha se ka pak progress.

“Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres”, theksoi mes tjerash.

Kurse, duke folur për zgjedhjet në Bashkimin Evropian ajo tha “Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progress para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”./

Related posts

Hamasi: Nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, ndërpresim negociatat

admin6

Reforma zgjedhore, Kurti tregon tri opsionet si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e përgjithshme

rezart morina

117 persona të dënuar ose arrestuar pa arsye, i kushtuan shtetit mbi 347 mijë euro

rezart morina