RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: S’ka marrëveshje për targat në Bruksel – propozimi ynë u pranua nga Vuçiq por jo nga Kurti

borrell:-s’ka-marreveshje-per-targat-ne-bruksel-–-propozimi-yne-u-pranua-nga-vuciq-por-jo-nga-kurti

Me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Borrell, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan të hënën për të diskutuar rreth targave të automjeteve në Kosovë – çështje kjo që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Pas takimit, Borrell ka thënë se edhe pse është biseduar rreth tetë nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

“Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”.

Ai shtoi se është përgjegjësi urgjentishte e dy liderëve për të mos përshkallëzuar situatën.

“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, u shpreh ai.

Po ashtu Borrell thekoi se e kemi dhënë një propozim të cilin e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.

Takimi i sotëm në Bruksel ishte thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë të planit të Qeverisë, përkatësisht shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.

Kurti më 18 nëntor tha se Kosova është duke “bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”.

“Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, tha ai.

Related posts

Ambasada amerikane: Kryetarët mbesin në detyrë, na vjen keq që Lista Serbe dhe tjerët nuk e rishqyrtuan pozicionin e tyre

admin

Rusi, një zjarr i madh përfshin 40 objekte

rezart morina

Haxhitë tanë arrijnë në Medine

admin