RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite shpërndan protestuesit në Tel Aviv kundër luftës në Gaza

policia-izraelite-shperndan-protestuesit-ne-tel-aviv-kunder-luftes-ne-gaza

Policia izraelite të martën në mbrëmje shpërndau një tubim në Tel Aviv ku protestohej kundër luftës së vazhdueshme në Gaza, transmeton Anadolu.

E përditshmja Haaretz raportoi se policia izraelite shpërndau me forcë tubimin duke pretenduar se “dëmton ndjenjat e publikut”.

Me pretendimet se tubimi i vogël ishte “i paligjshëm”, oficerët e policisë u panë duke konfiskuar një pankartë që thoshte “Stop Masakrës” në Gaza.

Faqja e lajmeve Walla raportoi gjithashtu se policia izraelite bllokoi paraprakisht një tubim kundër luftës në Haifa, në veri të Izraelit që ishte caktuar të shtunën.

Tubimi u thirr nga grupet izraelite të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Frontin Demokratik për Paqe dhe Barazi, një grup i të drejtave të majta, që kërkonte armëpushim në Gaza dhe marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, sipas Walla.

Javët e fundit janë dëgjuar zëra në rritje në Izrael që kërkojnë dhënien fund të luftës në Gaza pasi ajo ka vazhduar për tre muaj pa arritur asnjë nga qëllimet e saj, kryesisht shuarjen e grupit palestinez Hamas.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Gaza që nga sulm ndërkufitar i grupit palestinez të rezistencës Hamas.

Të paktën 24.285 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 61.154 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë së Gazës tashmë është e zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Këtë vit 25 milionë nigerianë do të përballen me krizën ushqimore

admin

Norvegjia: Su’lmet ndaj UN’RWA-së janë të papranueshme

rezart morina

Ukraina sulmon me dron një depo nafte në Rusi, një person i vrarë

admin