RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët nisin të mblidhen në Veri, nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve

serbet-nisin-te-mblidhen-ne-veri,-nenshkrimet-per-shkarkimin-e-kryetareve

Të prirë nga Goran Rakiq dhe Igor Simiq, qytetarë në Mitrovicën e Veriut kanë nisur të grumbullohen për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ndërsa, në Leposaviq, sipas njërit prej iniciatorëve të peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve, transmeton Indeksonline

Sanja Kërtiniq, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes medieve njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit.

Kujtojmë se kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Related posts

Kosova, Bangladeshi e Libia ndajnë vendin e 104-t për fuqi të pasaportës

admin

Netanyahu mesazh Iranit: Kushdo që na dëmton, edhe ne e dëmtojmë atë

admin

Në Sadovinë të Jerlive të Vitisë u përurua xhamia e re

rezart morina