Platforma “Global Fire Poëer” e cila për çdo vit bënë vlerësimin e fuqisë ushtarake për 145 shtete të botës, ushtrinë e Kosovës e ka rankuar një vend më poshtë për vitin 2024, krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë shtete të Rajonit, si Shqipëria, Serbia dhe Kroacia kanë fuqizuar ushtritë e tyre duke shënuar ngritje në rankimin e kësaj platforme online
Ushtria e Kosovës po fuqizohet me armë të reja e të sofistikuara, me më shumë buxhet e më shumë ushtarë që po i shtohen rreshtit me armë në dorë.
Por, mangu kësaj fushe nuk po ia lënë as shtetet tjera në rajon e botë.
Kjo ka ndikuar që në rangimin e përvjetshëm të “GlobalFirePoëer” Kosova të bie për një pozitë më poshtë për nga fuqia ushtarake.
Në vitin 2024 nga 145 shtete në ranglistë, Kosova renditet e 135-ta, një vend më poshtë së në vitin 2023, kur ishte e 134-ta.
Sipas kësaj matje në përgjithësi buxheti për mbrojtje i Republikës së Kosovës kap vlerën 399 milionë dollarë për vitin 2024.
Në personel ushtarak sipas të dhënave janë të gatshëm 7500 persona, përfshirë edhe rezervistët.
Kosova sipas këtij indeksi nuk posedon asnjë mjet luftarak fluturuese, asnjë tank, por ka në inventor 922 automjete ushtarake transportuese e të blinduara.
Në këtë vlerësim mungojnë dronët “Bajraktar” të blerë së fundmi nga Turqia, anti-tankët Javelin dhe mjete të tjera ushtarake.
Shqipëria për të dytin vit me radhë ka përmirësim për nga fuqia ushtarake. Në vitin e kaluar ishte ranguar e 91 duke u ngritur për 24 vende në krahasim me vitin 2022.
Ndërkohë për vitin 2024 ajo është ngritur për një pozitë më lartë e 90-ta fuqi ushtarake,
Buxheti që Shqipëria shpenzon për mbrojtje sipas “GlobalFirePoËer” kap vlerën 386 milionë dollarë.
Sipas të dhënave Shqipëria ka 2335 ushtarë aktivë, dhe 660 pjesëtarë në forcat ajrore dhe 1000 në forcën detare. Ndërkaq posedon 19 mjete fluturuese, të gjithë janë helikopterë.
Shto këtu faktin që gjatë javës së kaluar në tokën shqiptare arritën edhe dy helikopterë prej kontigjentit të helikopterëve amerikanë UH-60 Black Haëk.
Liderë për nga fuqia ushtarake në Ballkanin Perëndimor mbetet Serbia, shtet që trashëgoi shumicën e armatimit pas shkatërrimit të Jugosllavisë.
Krahasuar me vitin e kaluar Serbia është ngritur për dy vende më lartë, duke u renditur e 56-ta, me 1.5 miliardë dollarë për mbrojtje, me mbi 13 mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë trupa pjesë e forcave ajrore.
Serbia posedon 122 mjete ajrore, ndër to 44 helikopterë, 11 aeroplanë luftarakë, 17 aeroplanë sulmues, dhe 2 për bartje të peshave. Shteti fqinj me të cilin vazhdojnë të dialogojmë tash e mbi një dekadë po ashtu posedon 262 tanke, 3954 automjete ushtarake, dhe 82 raketahedhës ose bateri për lëshimin e raketave.
Shteti bri saj me të cilin Serbia e humbi luftën në në vitet 91-95 është e vetmja që i bënë ballë për nga fuqia ushtarake.
Kroacia renditet e 66-ta për vitin 2024 duke u ngritur për tri pozita krahasuar me vitin paraprak.
Buxheti që kroatët shpenzojnë për mbrojtje është afër 1.2 miliard dollarë, me mbi shtatë mijë trupa ushtarake aktive, me 1260 ushtarë personel të forcave ajrore dhe 1365 trupa personel në forcën detare. Kroacia posedon 52 helikopterë, 11 avionë luftarak, dhe 26 avionë trajnues. Ndërkaq në tokë nëse e sulmon shtetin kroat përballesh me 72 tanke, me mbi 3000 automjete ushtarake, 18 mjete vetëlëvizëse luftuese, 163 mjete luftuese që barten me mjete tjera, si dhe 105 lëshues të shumë raketave, MLRS, prodhim amerikan si dhe me 32 mjete që përdoren në ujë.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut në ranglistë është e 110-ta, me 295 milionë dollarë euro për mbrojtje si dhe Mali i Zi i 129-ti në ranglistë, me 115 milionë dollarë për mbrojtje.