RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

A ka bërë Vuçiq kërkesë për vizitë në Kosovë, flasin nga MPJD

a-ka-bere-vuciq-kerkese-per-vizite-ne-kosove,-flasin-nga-mpjd

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD ka mohuar deklarimet, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të vizitojë Kosovën.

Këshilltari për media në MPJD, Leutrim Sahiti, tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga Vuçiqi.

“Ju konfirmojmë që deri më tani MPJD-ja, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë në Republikën e Kosovës nga përfaqësuesit e autoriteteve nga Beogradi, respektivisht z. Vuçiq”, ka thënë Sahiti për RTK.

Related posts

Mbështetja për luftën vë Kishën Ortodokse të Rusisë përballë presionit!

admin

Takim Erdogan-Meloni: “Bisedimet në Stamboll mund të hapin derën për paqe në luftën Rusi-Ukrainë”

Muhamet Ramadani

Gaza: 100 ditë “armëpushim” me gjakun lumë!

admin