RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë

ne-sulmet-izraelite-ne-jug-te-gazes-u-vrane-13-civile,-shumica-femije

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës në orët e mëngjesit u vranë 13 civilë, shumica fëmijë, dhe dhjetëra tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se Izraeli ka shtuar sulmet ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në lajm thuhet se në sulmet e ushtrisë izraelite në Khan Younis kanë mbetur të vrarë 10 civilë, kryesisht fëmijë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si dhe nga bombardimet e kryera me avionë luftarakë në mëngjes kanë vdekur 3 persona mes tyre një fëmijë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në lajm theksohet se një shtëpi u bombardua në rajonin Al-Mawasi në pjesën perëndimore të Khan Younis dhe se ushtria izraelite shtoi sulmet ajrore dhe tokësore në shumë zona të qytetit Khan Younis.

Related posts

Koreja e Veriut e shpall veten “shtet me armë bërthamore”

admin

Humb jetën pasi e zuri vetura që rrëshqiti nga vinçi

rezart morina

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, 70-vjeçari dyshohet se vrau gruan me sëpatë

admin