RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria në Gaza: Ushtria izraelite shënjestroi 30 mijë persona në qendrat e strehimit në Khan Younis

qeveria-ne-gaza:-ushtria-izraelite-shenjestroi-30-mije-persona-ne-qendrat-e-strehimit-ne-khan-younis

Qeveria në Gaza njoftoi se ushtria izraelite ka kryer sulme që shënjestruan 30 mijë persona të zhvendosur në 5 strehimore në Khan Younis, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza ka publikuar një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen.

Në deklaratën ku theksohet se Izraeli ka shënjestruar 30 mijë palestinezë në 5 qendra strehimi në Khan Younis, thuhet se Izraeli duke pretenduar se këto qendra janë të sigurta i fton njerëzit këtu dhe më pas kryen masakra ndaj këtyre.

Ndër të tjera theksohet se shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur në sulmet që Izraeli ka kryer duke shënjestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë universitetin Al-Aqsa, fakultetin universitar, shkollën Halidiye, shkollën Al-Mawasi dhe qendrat e strehimit të Industrisë Khan Younis.

Në deklaratë vihet theksi se Izraeli është përgjegjës për të gjitha krimet kundër popullit palestinez, kryesisht për njerëzit në qendrat e strehimit dhe më tej i bëhet thirrje botës që të kalojë urgjentisht në veprim për t‘i dhënë fund luftës.

Related posts

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore kundrejt Gazës gjatë gjithë natës

admin6

Shpëtohet 45-vjeçarja në Adana të Turqisë – VIDEO

rezart morina

56 persona vdiqën në aksidente trafiku për shtatë muaj në Kosovë

rezart morina