Bëjini fëmijët të lumtur duke gatuar simite të shëndetshme. Ndaj ne ju sugjerojmë të ndani vetëm pak minuta për të shijuar më të mirën…
Përbërësit:
– 2 filxhanë pure patatesh,
– ¼ e djathit parmezan,
– 1 vezë të tundur,
– 7 lugë miell për shumë përdorime.
Përgatitja:
Purenë, djathin, vezën dhe tri lugë miell përzieni në një enë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.
Merrni një lugë të përzierjes së përftuar dhe gatuani simite në formë qoftereje. Katër lugët e tjera të miellit qitni në pjatë.
Me lehtësi rrotulloni simitet në pjesën e mbetur të miellit.
Ngrohni pak vaj dhe gjalpë në një tigan të madh dhe fërgoni në zjarr mesatar.
Simitet mbani në zjarr rreth 3 minuta në secilën anë.
Shërbeni si ushqim apo shtojcë ushqimi.
/Telegrafi/
The post Kuzhinier për njëvjeçarët: Simite nga pureja e patateve appeared first on Telegrafi.