RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk: Turp për komunitetin ndërkombëtar, akoma i paaftë për të ndalur gjakderdhjen në Gaza

kryediplomati-turk:-turp-per-komunitetin-nderkombetar,-akoma-i-paafte-per-te-ndalur-gjakderdhjen-ne-gaza

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për mos ndalimin e luftës kundër Rripit të Gazës dhe ka shprehur shqetësimin për efektin e përhapjes së luftës në rajon, raporton Anadolu.

“109 ditë pas konfliktit, është turp që komuniteti ndërkombëtar ende nuk është në gjendje të ndalojë gjakderdhjen në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Gaza dikur ishte një burg i hapur. Tani është një fushë beteje ku kryeministri izraelit (Benjamin Netanyahu) urdhëron operacione ushtarake për vrasjen e civilëve për të zgjatur jetën e tij politike”, tha Fidan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze.

Takimi nën sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përfshin ministra të jashtëm dhe ambasadorë nga 15 anëtarët e këshillit, së bashku me kombet e tjera, që do të thonë fjalën e tyre mbi krizën e thelluar në Gaza, e cila po përballet me një krizë humanitare nga operacioni i pandërprerë ushtarak i Izraelit, rritja e numrit të të vdekurve dhe thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm.

“Argumenti se lufta aktuale ka të bëjë me sigurinë e Izraelit, se ka të bëjë me të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje është larg nga të qenit bindës. Megjithatë, përkrahësit e këtij argumenti nuk flasin kurrë për sigurinë e palestinezëve dhe as të drejtën e Palestinës për vetëmbrojtje”, tha Fidan.

Duke theksuar se Izraeli “kryen krime të rënda lufte”, Fidan tha se përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës për të rivendosur besimin në ligjin ndërkombëtar dhe rendin e bazuar në rregulla.

Siç theksoi ai, Turqia është “seriozisht” e shqetësuar me raportet se krimet e luftës së Izraelit në Gaza mund të përbëjnë gjenocid. Ai po ashtu theksoi se Ankaraja mirëpret rastin e Afrikës së Jugut para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me shkeljet nga Izraeli të detyrimeve sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.

“Ne kemi një përgjegjësi historike për ta ndalur këtë luftë”

Më tej, shefi i diplomacisë turke theksoi nevojën për të shmangur përshkallëzimin gjeografik të konfliktit.

“Turqia vazhdimisht paralajmëroi për rreziqet e përhapjes. Tani, sot, ky rrezik është bërë realitet. Incidentet e fundit në Detin e Kuq, Jemen, Liban, Irak, Siri, Iran dhe Pakistan janë shumë alarmante. Ky përshkallëzim ka potencialin të kthehet në një vorbull gjeostrategjike, nga e cila askush nuk mund të shpëtojë lehtë”, tha Fidan.

Ai kërkoi nga Izraeli dhe mbështetësit e Izraelit që të kërkojnë një zgjidhje diplomatike ndërkohë që ajo është ende e arritshme.

“Lufta e vazhdueshme në Gaza dhe më gjerë nuk mund të çojë në një paqe dhe as në nënshtrim. Ne kemi një përgjegjësi historike për ta ndalur këtë luftë”, u shpreh Fidan.

Izraeli ka goditur Gazën që nga sulmi ndërkufitar i grupit të rezistencës palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 25.295 palestinezë dhe duke plagosur rreth 63 mijë të tjerë.

Sipas OKB-së, ofensiva izraelite po ashtu ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Blinken shkon në Kinë, do t’i kërkojë Pekinit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë

admin

Arabia Saudite: Situata aktuale në Siri është e pavazhdueshme

admin

Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

admin