RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentit Biden i ndërpritet sërish fjalimi nga protestuesit pro Palestinës

presidentit-biden-i-nderpritet-serish-fjalimi-nga-protestuesit-pro-palestines

Për të dytën ditë rradhazi u ndërpre fjalimi i presidentit amerikan, Joe Biden, në aktivitetin zgjedhor ku mori pjesë nga protestuesit pro-palestinezë, transmeton Anadolu.

Një ditë pasi fjalimi i presidentit Biden në një ngjarje zgjedhore që ai mori pjesë në Virginia u ndërpre vazhdimisht nga protestuesit pro Palestinës, e njëjta gjë ndodhi në kryeqytetin Washington.

Protestuesit që ngritën zërat e tyre gjatë fjalimit të presidentit Biden në ngjarjen e sindikatës së prodhuesve të automobilave i kërkuan Bidenit për një “armëpushim në Gaza”.

Nga ana tjetër, një grup protestuesish janë mbledhur para hotelit ku është zhvilluar ngjarja.

Protestuesit brohoritën me parulla, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta që kërkonin një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Fjalimi i Bidenit në një takim zgjedhor që mori pjesë në Virginia një ditë më parë u ndërpre në mënyrë të përsëritur nga demonstruesit pro-palestinezë duke brohoritur me parulla “ndalo financimin e gjenocidit”.

Related posts

Lufta në Lindjen e Mesme, dhjetëra palestinezë të vrarë nga Izraeli në Gazë mes përpjekjesh për armëpushim

admin

Sot 18 vite shtet/ “Drejtësi, jo politikë”, nis protesta pro UÇK-së në Kosovë. Politika shqiptare bëhet bashkë (LIVE)

admin

Hungaria përgatitet të marrë presidencën e BE-së, Orban vizitë në Bosnje

admin